Ka përfundue peticioni për bashkimin e Mitrovicës, Bahtiri tregon se a e kanë nënshkrue edhe serbët

Të Diellen mbrama ka përfundue peticioni i iniciuem nga kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, për bashkimin e Mitrovicës.

Këtë e ka konfirmue për Indeksonline vet kryetari Bahtiri, i cili ka thanë se janë mbledhë mbi 10 mijë nënshkrime.

Simbas tij, këtë peticion e kanë nënshkrue edhe serbët.

“Peticioni ka përfunduar të dielën. Nënshkrimet kanë kaluar diku numrin 10 mijë. Mendoj që kanë qenë shumica e qytetarëve të cilët e kanë nënshkruar këtë peticion. Pra qytetarët e gjithë Mitrovicës, ka edhe serb që kanë nënshkruar këtë peticion”, asht shprehë Bahtiri.

Shperndaje në: