Pa kontakt me botën moderne, qe qysh jeton fisi ma i rrezikuem në botë (foto +16)

Këto foto kaq befasuese tregojnë se si asht jeta e nji fisi thellë në Amazonë. Fisi Guaja jeton në Brazil, në pjesën lindore të xhungllës së Amazona’s.

Ata janë etiketue edhe si fisi ma i rrezikuem në botë, për shkak se premjet e pyjeve dhe gjuetia po i ekspozon gjithmonë e ma shumë ndaj rrezikut.

Mendohet se fisi Guaja ka të paktën 600 anëtarë, 100 prej tyne deri tash nuk kanë pasë asnji kontakt me botën e jashtme.

Fotot e rralla të këtij fisi janë publikue nga revista National Geographic.

Ata jetojnë në harmoni të plotë me xhunglën. Shumica e familjeve adoptojnë kafshë të egra si kafshë shtëpiake, madje gratë i ushqejnë me gji derisa të rriten plotësisht.

Ata gjuejnë ende me shigjeta dhe mbledhi arra dhe majtë të egër për ushqim.

Fisi ushqehet me mishin e armadilove dhe janë vazhdimisht në lëvizje mbasi zjarret dhe premja e pyjeve jau rrezikon jetën.

Shperndaje në: