Po ju biejnë flokët? Kështu mundeni me parandalue

Çdo njeriu i biejn flokët çdo ditë, por nuk asht nevoja që të përhapni panik sapo shihni që ju kanë ra disa fije. Flokët rriten çdo ditë, por ka njerëz që mbas moshës 35 vjeç fillojnë me vuejt ranien e tyne.

Për me parandalue nji gja të tillë, duheni me i konsumue disa ushqime që ju bajnë me pasë flokë të shnetshëm.

1. Karrota dhe çdo ushqim që ka vitamina A, mbasi ndihmon me focue skalpin e flokëve.

2. Mish pule apo peshk dhe vo, sepse janë të pasuna me vitamina B, e cila ndikon në hemoglobinën e flokëve.

3. Perimet si specat, apo fruta si portokalle, manaferra dhe pjepna, se kanë vitamina C që ndihmon në prodhimin e kolagjenit.

4. Ushqimet e detit mbasi janë të pasuna me zink dhe sjellin riprodhimin e qelizave dhe rritjen e indeve tue ba që floku juej me qenë i gjallë dhe i shnetshëm.

5. Konsumimi i ujit mbasi i ushqen qelizat tue ba që flokët të mos biejn pa u rritë qysh duhet.

Shperndaje në: