TV gjerman sjell dokumentarin qysh shërbimi sekret turk i kidnapoi 6 ‘gylenistat’ n’Kosovë (video)

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan i ka shpall lufte frontale perkrahesve te mikut dhe mesuesit te tij te dikurshem, Fethullah Gülen. Erdogan e akuzon Gülen se ka qene ideatori dhe organizatori i përpjekjes për grusht shteti në Korrik 2016, diçka qe Gülen e ka demantu dhe s’e ka pranu si akuze.

Sherbimi sekret turk ka nis nji vale kidnapimesh te gylenistave, te cilet po i kap dhe bjen ne Turqi, per me i gjykue.

Televizionit gjerman ZDF e ka ba nji hulumtim ku deshmon se përkrahësit e Gülenit, pa marrë parasysh pozitat e tyne në këtë organizatë, ndiqen, rrëmbehen dhe futen në burgjet turke, ku, simbas familjarëve, mbahen pa aktakuzë.

Hulumtimet e emisionit «Frontal 21» të ZDF, janë zhvillue në bashkëpunim me tetë media ndërkombëtare dhe janë koordinue nga platforma Correctiv.

«Frontal 21» ka prezentue fakte mbi rrëmbimin e shtetasve turq në Indonezi, Moldavi dhe – Kosovë. Disa të rrëmbyem që kanë arrite me ike nga Turqia, kanë tregue qysh janë keqtrajtue në burgjet turke.

ZDF nji pjesë të konsiderueshme ia kushton rrëmbimit të gjashtë shtetasve turq në Kosovë dhe sjelljes së tyne në Turqi.

Kqyreni dokumentarin:

https://www.youtube.com/watch?v=3UNFNztu2Ds

 

Shperndaje në: