Me 8 Kallnor, ekipi negociator në Bruksel pa Thaçin

Delegacioni shtetnor i Republikës së Kosovës, me 8 Kallnor të këtij viti do të udhëtojë për në Bruksel në kuadër të procesit të dialogut, por pa pjesëmarrjen e presidentit të vendit, Hashim Thaçi, i cili deri tash ka udhëheqë bisedimet Prishtinë-Beograd.

Kështu ka ba të ditun njani ndër kryesuesit e ekipit negociator, njiherit zavendëskryeministri, Fatmir Limaj.

Limaj tha se në Bruksel kanë me shkue të vetëm, mbasi simbas tij takimi ka me qenë ma tepër njoftues.

“Udhëtimi ose vizita do të jetë e delegacionit shtetëror vetëm, me të drejtën që ta caktojmë një datë të saktë se kur do të shkojmë. Ideja është një takim mes delegacionit shtetëror dhe ndërmjetësuesit në proces, më tepër njoftues dhe konsulatitiv. Do të thotë, do të jetë vetëm delegacioni shtetëror [pa presidentin Thaçi]”, tha Limaj.

Ndërkaq, presidenti i vendit, Hashim Thaçi, në konferencën e fundvitit para gazetarëve javën e kalueme pati thanë se me 8 Kallnor ka me qenë në Brezovicë tue skijue.

Ekipi negociator është pajtuar me propozimin tim që me 8 janar ata të jenë në Bruksel, unë në Brezovicë, në skijim”, tha shkurtimisht Thaçi.

Shperndaje në: