S’kanë të ndalun: Ahmeti thotë se ka me paditë Vetëvendosjen

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka reague mbas akuzave të Lëvizjes Vetëvendosje, për tenderin me tamblin e shujtave, për fëmitë nga klasa e parë deri në të pestën.

Në pyetjen e Kallxo.com, se si i komenton këto akuza, kryetari i Prishtinës ka kthyee përgjigje shkurtimisht, ‘’Me padi për shpifje’’.

Asamblisti i VV, në komunën e Prishtinës, Eman Rrahmani, sot gjatë ditës ka mbajtë konferencë për media ku e ka akuzue Ahmetin për damtim të buxhetit të Komunës për 500 mijë euro. Ai akuzonte se tenderi për tamblin e shujtave në vitin 2014 kishte kushtue 200 mijë euro, ndërsa i njajti tender, me të njajtin produkt në vitin 2017 ka kushtue 730 mijë euro.

Shperndaje në: