Kroacia, ultimatum për Izraelin

Kryetari i Parlamentit kroat, Gordan Jandroković, konfirmoi se nji tender i ri do të shpallet nëse Izraeli nuk mundet me i dërgue avionët.

Shtetet e Bashkueme të Amerikës (SHBA) nuk kanë dhanë pëlqimin që Koracia me i ble 12 avionë luftarakë F-16 nga Izraeli,

Edhe pse Kroacia ma herët ka arritë marrëveshje me Izraelin, kërkesa e SHBA që teknologjia e saj të mos i shitet nji shteti të tretë ka shkue deri në fazën e anulimit të tenderit.

Kryeministri kroat, Andrej Plekovic, tha se asht shfaqë problem midis Izraelit dhe SHBA lidhun me blemjen e avionëve dhe shtoi se problemi buron nga mospajtimi lidhun me transferimin e teknologjisë së avionëve shteteve të treta.

Plenkoviç tha se mbas negociatave që zgjatën dy vjet, pala amerikane në fazën aktuale e cilëson si problem transferimin e teknologjive në fjalë.

“Presim vendimin përfundimtar të SHBA dhe Izraelit, ndërsa mandej edhe na do të marrim vendimin tonë”, tha kryeministri i Koracisë.

Shperndaje në: