Kështu mundeni me zbulue smundjen e Alzheimer 20 vjet para se m’u shfaqë simptomat

Kryemja e nji testi te sytë mundet me ba të mundun zbulimin e smundjes së Alzheimerit dy dekada para se të shfaqen simptomat. Ky asht rezultati i nji studimi të ri të kryem nga ekspertët në Los Angeles.

Studiuesit realizuen testin te 16 pacientë. Krahasimi i rezultateve të testimit të syve të tyne me skanimet e trunit, rezultoi se ishte po aq i suksesshëm në zbulimin e atyne me dyfishin e sasisë së pllakave të ngrituna në trunin e tyne.

Ekspertët thonë se gjetja asht nji nga përparimet ma të mëdha në studimet për Alzheimer deri sot, tue ofrue shejën e parë të nji prove me kosto efektive dhe jo invazive.

“Gjetjet sugjerojnë se retina mundet me shërby si nji burim i besueshëm për diagnozën e smundjes Alzheimer,” thanë autorët e studimit. Nji nga avantazhet kryesore të analizës së retinës asht përsëritshmënia, e cila na lejon me i monitorue pacientët dhe potencialisht përparimin e smundjes së tyne”.

Shperndaje në: