Asht në komë që 14 vjet, kur pa pritë e pa kujtu– lind nji foshnje (video)

Nji grua ka lindë foshnje, edhe pse ka 14 vjet qysh kur asht në komë.

Punëtorët e spitalit nuk e kanë dijtë se asht shtatzanë deri sa nuk ka lindë.

Policia tutet se asht dhunue në komë dhe ka mbetë shtatzanë. Prandaj ka nisë hetimin për keqtrajtim seksual në spital në Feniks, sepse grueja asht në komë së paku 14 vjet dhe tash ka lindë fëmi, shkruen CBS.

Burimet thonë se pacientes i asht nevojitë ndihmë e përhershme, prandaj “plot njerëz” kanë pasë qasje në dhomën e saj.

Shperndaje në: