Tash asht momenti historik që Lugina e Preshevës me iu bashkue Kosovës – Qe kush po thotë

Kryetari i Këshillit Nacional të Shqiptarëve në Luginën e Preshevës, Ragmi Mustafa, periudhën e tashme po e cilëson si kohën e duhun që me ndodhë bashkimi i Luginës me Kosovën.

Tue folë për gazetën zvicrane, ‘LeTemps’, Mustafa ka thanë se marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë duhe me sigurue zhvillim ekonok dhe integrim të shqiptarëve, mirëpo simbas tij nji gja e tillë asht vëvshtirë e arritshme.

“Marrëvshjet e paqes që u arritën tentuen sigurimin e paqes, zhvillimit ekonomik, dhe integrimit politik të shqiptarëve, mirëpo asnjana nga këto nuk erdhi”, thotë ai.

Në nji situatë të tillë, shton ai, tash asht koha që Presheva me u bashkue me Kosovën.

“Sot na kemi shansin historik që të bashkohemi me Kosovën”, thotë ai.

Shperndaje në: