Dillian Whyte e ban “për pesë pare” kampionin Joshua

Anthony Joshua ende nuk ka vendosë se kush ka me qenë kundërshtari i tij i radhës.

Britaniku asht në pritje të përgjigjes nga Deontay Wilder, por duket se ky i fundit e ka nda mendjen për nji revansh me Tyson Furyn.

Asht thanë ma herët se nëse jo Wilder, atëherë kundërshtari i Joshuas do të ishte fituesi nga dueli Whyte – Chisora.

Mbasi Whyte kishte triumfue, ai e kishte ftue në ring Joshuan, ku edhe i kishte shpall luftë, por Joshua nuk kishte konfirmue asgja.

Për këtë gja, i nervozuem ka mbetë Dillian Whyte, i cili ka thanë se mosvendosja e Joshuas po bahet irrituese.

“E ftova atë tue mendua se mund të vendosnim nji duel dhe isha i zhgënjyem me përgjigjen e tij” ka thanë Whyte për “talkSPORT”.

“Isha gati me ndigjue nji “Në rregull le ta bajmë” ka thanë tutje ai.

“Mendoj se tashma Joshua e ka kthye këtë punë në biznis, tue u mundue me ba duele mediokre dhe me fitue pare” ka thanë ndër të tjerash Whyte.

Shperndaje në: