Pamjet që po tranojnë rrjetin, kqyreni ku e mshef Klopp’i Shaqirin mbas përqafimit (video)

Liverpool’i u eliminue nga Wolves në raundin e tretë të FA Cup, me rezultatin 2-1. Nji rast të mirë e kishte edhe Shaqiri, i cili u ndal vetëm nga shtylla, mbas nji goditje fantastike me të majtën nga goditja e denimit, që ka mujt me sjell edhe barazimin e rezultatit.

Por, shqiptari që përfaqëson Zvicrën, asht ba protagonist edhe në nji video që po ban xhiron e rrjetit. Kambëmajti, në fund të ndeshjes, shihet derisa përqafohet nga trajneri Klopp për performancën e tij, por menjiherë mandej zhduket.

Menjiherë në rrjetet sociale, kanë nisë edhe aludimet, tue pretendue se jaknja e trajnerit gjerman kishte fuqi speciale, për të mshefë njerëz, ndërsa tifozë të tjerë të Liverpool’it, me ironi shprehen se ai duhej të kishte mshefë naj futbollist tjetër me këtë veprim, që nuk po ban mirë këtë sezon.

Shaqiri – Klop on Vidnews.

Shperndaje në: