Kujdes, qe çka e rrit rrezikun për tuberkuloz

Miliona persona në botë që kanë nji nivel shumë të naltë të sheqerit në gjak janë ma të predispozuem me u prek nga tuberkulozi, paralajmëruen sot specialistët mbas prezentimit të disa studimeve të reja gjatë nji kongresi të pneumonologjisë në Hagë.

Në vitin 2017, rreth 10 milionë persona janë prek nga tuberkulozi, nji smundje infektive që vjen nga bacili i tuberkulozit, simbas Organizatës Botnore të Shëndetësisë (OBSH) dhe specialistët shqetësohen se rritja e rasteve të diabetit ekspozon miliona pacientë ndaj rreziqevet të infektimit me tuberkuloz.

Në kuadër të nji studimi të prezentuem këtë javë në nji kongres të pneumologjisë në Hagë, studiuesit nga “London School of Hygiene and Tropical Medicine” kanë analizue gjakun e personave qe vuejnë nga tuberkulozi dhe diabeti në katër vende, Afrikë të Jugut, Rumani, Indonezi dhe Peru.

“Simbas këtij studimi del se para se nji person me zhvillue nji diabet, rreziku që të preket nga tuberkulozi asht ma i naltë”, deklaroi Ajay Kumar, drejtoreshë e kërkimeve në Unionin Ndërkombëtar Kundër Tuberkulozit dhe Smundjeve Pulmonare.

Shperndaje në: