Taksa 100%, serbët: Kështu po luejnë me neve Thaçi e Haradinaj

Serbët janë të bindun se vendosja dhe heqja e taksës, asht nji lojë e ‘Policit të mirë dhe të keq’, mes Haradinajt dhe Thaçit para diplomacisë ndërkombëtare.

Mediat serbe pretendojnë se, Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe kryeministri Ramush Haradinaj po luejnë nji lojë së bashku, tue u përpjekë që simbas tyne me u pretendue se kanë mardhanie të kqija ndërmjet vete.

‘Ramush Haradinaj dhe Hashim Thaçi po përpiqen me mbajtë komunitetin ndërkombëtar në mjegull, tue pretendue se kanë marrëdhanie të kqija me njani-tjetrin. Në këtë mënyrë, ata po përpiqen të nxjerrin përfitimet maksimale, domethanë që Serbia me njoft Kosovën e pamvarun’, shkruejnë këto media.

Haradinajn, shkruejnë mediat serbe, e shohin të gjithë si nji ‘polic të keq’, mbasi i njajti asht përgjegjës për futjen e taksës ndaj mallnave serbe dhe gjithashtu asht përcaktue si fajtor kryesor për formimin e Ushtrisë së Kosovës.

Ndërkohë, Thaçi, si ‘karakter pozitiv’ në këtë rast, shitet para BE dhe Amerikës, si shumë i interesuem për mardhaniet midis Prishtinës dhe Beogradit, por e ka të pamundun për shkak të çashtjeve të mbrendshme dhe mendimeve më ekstremiste kosovare.

Shperndaje në: