Çfare demokracie ka Shqipnia simbas “The Economist” (video)

Niveli i demokracisë n’Shqipni ka mbete në vend, ndërkohë që vijon të klasifikohet si nji shtet me demokraci hibride. Këto janë përfundimet e raportit të fundit të Indeksit të Demokracisë në botë, publikue çdo vit nga prestigjiozja “The Economist”.

Por, pamvarësisht se në indeksin e përgjithshëm dhe në të 5 shtyllat kryesore, vendi ynë nuk ka fitue asnji pikë, në renditjen globale ka fitue nji pozicion, tue u ngjite në vendin e 76 në botë, nga vendi i 77 ku gjendej.

Kjo ngjitje në renditje me gjase asht rrjedhojë e përkeqësimit e të tjerëve. Elementet kryesore që merren në vlerësim janë: liritë civile, kultura politike, pjesëmarrja politike, funksionimi i qeverisë si dhe sistemi elektoral.

N’asnjën prej ketyne pikave Shqipnia nuk ka pësue ndryshim, krahasue me vitin 2017. Edhe këtë vit, Shqipnia ka dështue me ba hapin cilësor në këtë renditje.

Në nivel global, demokracia vlerësohet se ka ra ndjeshëm, thotë raporti i fundit i “The Economist”, që vlerëson gjendjen e demokracisë nëpër botë.

Në rajon situata nuk ka ndryshue, Serbia vijon me qene e para, e ndjekun nga Shqipnia, ndërkohë Bosnje Hercegovina asht në vend të fundit. Maqedonia ka fitue plot 10 pozicione në renditjen e përgjithshme.

Ne kete matje te revistes, Kosova ende nuk figuron si shtet, prandaj edhe nuk asht listue ne mesin e shteteve.

Shperndaje në: