Çka ndodh nëse Kosova nuk ia heq taksën Serbisë?

Nëse Prishtina zyrtare ka me vazhdue me mbajtë taksën 100 përqind ndaj mallnave serbe, atëherë Serbinë e pret nji ndërpremje totale e dërgimit të mallnave serbe në Kosovë.

Kështu tha ekonomisti Stojan Stamenkovic gjatë prezentimit të revistës Analizat Makroekonomike dhe Trendet (MAT).

Simbas tij, shifra prej 409 milionë euro e mallnave të shituna nga Serbia në Kosovë asht e saktë dhe e mundun, pamvarësisht se bahet fjalë për nji treg relativisht të vogël, transmeton kp.

Shperndaje në: