Kush asht futbollisti kosovar që kërkohet nga Juventus dhe Arsenal

Derisa merkato e dimnit ka nisë zyrtarisht, Donis Avdijaj, futbollisti i përfaqësueses së Kosovës, mundet me u largue nga Holanda gjatë këtij mueji, drejt nji prej ekipeve të mëdhaja europiane.

Arsenali dhe Juventusi ia kanë vnue synin futbollistit kosovar, i cili aktualisht luen në ekipin holandez, Willem II.

Mediat holandeze kanë shkrue sot se ekipi anglez dhe ai italian do të tentojnë me ba të vetin përfaqësuesin kosovar në afatin kalimtar të Kallnorit.

Shperndaje në: