Turqia ia hap dyert Serbisë: S’ka doganë, pritet ‘shpërthim’ i eksportit

Vucic-Erdogan

Parlamenti i Turqisë ka ratifikue Marrëvesjen e re për tregti të lirë ndërmjet Serbisë e Turqisë, transmeton Gazeta Metro.

Me këtë, simbas mediave serbe, pritet “shpërthim” i eksportimit të mallnave serbe në Turqi.

Serbisë për herë të parë i asht lejue eksportimi vjetor në Turqi i 5.000 tonelata mish viçi, 25.000 tonë të vajit të papërpunuem të lulediellit, 10.000 tonelata të vajit të rafinuem të lulediellit, 15.000 tonelata fara luledielli. 5.000 tonelata soje, 1.000 tonelata preparatesh për ushqim të kafshëve dhe 500 prodhime të ndryshme të furrave të bukës, ka thanë ministri serb i tregtisë, turizmit e telekomunikacionit, Rasim Ljajic.

Krahas këtyne, simbas Ljajicit, Serbisë i mundësohet dyfishimi i kuotave për eksportim pa doganë të bizeles, fasules, misrit, sheqerit dhe kumbullave të thame.

Ljajic ka thanë se kjo ka me qenë nxitje e madhe e eksportit në Turqi, shtet me të cilin në vitin 2018 këmbimi tregtar e ka kalue vlerën prej nji miliard eurosh,

Shperndaje në: