Jo vetem Meta, po edhe ish-presidenti Topi: Ministri i Jashtëm duhet me qene nga territori i Shqipnisë (video)

Ish-presidenti i Shqipnisë, Bamir Topi, ka komentue përplasjet ndërmjet Ramës dhe Metës për mosdekretimin e Gent Cakajt.

LIVE me studion ‘Open’ ne Top Channel, Topi u shpreh se politika shqiptare asht ba lojë jo serioze qysh në vitin 2008.

Ai që asht ba kryeministër i konsideron të tjerët nji hiç.

Qe çka tha:

Politika nuk është lojë sepse ajo përcakton fatet serioze të një vendi. Ne jemi në Shqipëri dhe nuk do të doja të dëgjoja sonte një debat që merr konotacion të keq. Politika shqiptare është bërë lojë joserioze dhe kjo gjë e ka origjinën që në vitin 2008. Është krijuar mendimi sikur Republika e Shqipërisë ka vetëm institucionin e kryeministrit. Çdo person që është bërë kryeministër i konsideron të tjerët hiç. Problemi nuk është te Cakaj, por te politika.

 

Ne pyetjen a kishte me dekretue Gent Cakajn minister te Jashtem, Bamir Topi  u shpreh:

Në vend të Ilir Metës, pavarësisht nga respekti që kam për shqiptarët në të gjitha trevat, do të kisha preferuar një ministër të Jashtëm nga territori i Shqipërisë.

Shperndaje në: