Trajkovic ka fjalë të mira për Prokurorinë e Kosovës lidhun me hetimet për vrasjen e Ivanovic

Kryetarja e Lëvizjes Europiane për Kosovën, Rada Trajkovic, në njivjetorin e vrasjes së liderit ë Iniciativës qytetare, SDP, Oliver Ivanovic, ka thanë se Prokuroria e Kosovës po punon shumë mirë lidhun me hetimet për këtë vrasje.

Ajo, siç përcjell “Danas”, ka theksue se, serbët në Mitrovicën veriore janë tutë me folë për për vrasjen e Oliver Ivanovic’it dhe kjo tregon se organizatorët e atentatit kanë qenë në këtë qytet.

“Rasti mandej asht transferue në Prishtinë dhe ata që shkuen atje u ndien ma sigurt, sepse nuk rridhnin informatat. Prokuroria nuk flet shumë e ajo që aktualisht e karakterizon Beogradin asht se institucionet shtetnore serbe janë thellësisht të komprometueme”, thotë Trajkovic.

Shperndaje në: