Ky asht propozimi i Putinit për zgjidhjen e çashtjes së Kosovës?

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka m’i propozue Serbisë nji skenar çeçen për zgjidhjen e çashtjes së Kosovës.

Kjo deklaratë asht ba nga publicisti serb, gjeopolitologu Dejan Lucic.

“Serbët duhen me kuptue se janë fuqi. Na jemi nji popull serioz dhe ushtarak. Ushtria jonë edhe kur asht në gjendje të keqe, asht ma e mirë se komplet ushtria shqiptare”, deklaroi ai për “Alo”.

“Trump ngadalë ka m’i tërheq 800 ushtarët nga Bondsteel. Do të merret vesh me Putinin”, shtoi ai.

Lucic beson se “Putin ka me propozue që në Kosovë me u krijue metoda çeçene, kombinim i fuqive dhe investimeve”.

Shperndaje në: