Haradinaj, homazhe te varri i Rugovës dhe viziton familjen e tij (foto)

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka ba sot homazhe te varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova, mandej ka vizitue familjen e tij.

Ma poshtë postimi i Haradinajt:

Sot kam bërë homazhe te varri i Presidentit historik Ibrahim Rugova dhe ndava disa çaste me familjen e tij të nderuar, të cilës i urova mbarësi në këtë vit.

Në frymën e trashëgimisë së tij politike, ne po vazhdojmë rrugën për një Kosovë të zhvilluar dhe të integruar në të gjithë mekanizmat ndërkombëtar, me orientim perëndimor dhe në miqësi të përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Shperndaje në: