Për herë të parë mbas 3 dekadash ka me ndodh kjo gja në Oscar’s!

Mbramja ma e madhe e industrisë së filmit në ‘Hollywood’, ‘Oscars’, këtë vit gjendet në nji situatë të pazakontë. Për herë të parë mbas tre dekadash, nuk ka me pasë nji prezentues.

Burime të shumta kanë konfirmue këtë lajm ekskluzivisht për ‘Us Weekly’ dhe historia po përsëritet sërish mbas Marsit të 1989.

Komediani i njoftun, Kevin Hart, u caktue si prezentuesi i spektaklit, por ai hoqi dorë mbasi deklaratat e tij homofobike të 2009-2010 u rishfaqën. Në nji status në ‘Twitter’ Kevin u shpreh se nuk ka me qenë pjesë e ‘Oscars’.

Shperndaje në: