Deklarata e ish-ushtares së UÇK’s, mbasi ishte nxanë rob nga ushtria serbe (video)

Në Dhetor të vitit 1998, ushtria serbe kishe nxanë robë 9 ushtarë të UÇK’s. Në mesin e tyne ishte edhe Merita Ramadani nga Likofci i Drenasit, e cila në atë kohë ishte vetëm 16-vjeçare.

Menjiherë mbas lirimit, Merita ka rrëfye për mediat e hueja se nuk e priste me dalë e gjallë nga duert e ushtrisë serbe, ajo për ma tej ka tregue keqtrajtimin që ia kanë ba forcat serbe gjatë kohës sa ishte mbajtë robneshë.

“Mund të them se për mua kjo është lindje e dytë, lirimi i djeshëm ka qenë diçka e papritur, nuk kam besuar se do të lirohem. Na kanë maltretuar në mënyrën më të poshtër, siç e kanë zakon të përdorin në gra e fëmijë, e në femra shqiptare”,
kishte thanë Ramadani, mbas lirimit, transmeton Magazina.al.

Lirimi i Meritës dhe 8 ushtarëve tjerë të UÇK’s, ishte ba tue përmbushë nji marrëveshje sekrete nën të cilën UÇK mandej kishte lirue 5 serbë të burgosun.

Video ne linkun poshte:

https://video.gjirafa.com/videoplayback-mp4-3

Shperndaje në: