Lutfi Haziri tregon se ku duhen me u vendos kufijt e ri të Kosovës

Lutfi Haziri

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka folë përsëri për çashtjen e kufijve. Këtë herë e ka me idenë se si duhen me u vizatue kufijt e ri të Kosovës.

Simbas Hazirit, kufini me Serbinë duhet me qenë në Ristovc, kurse me Maqedoninë në Çukarka.

“Qysh në tetorin e vitit 2011 unë e kam lansuar dhe proklamuar këtë kauzë, e cila është mbipolitike. Pra, nga bashkimi i Kosovës Lindore me Kosovën nuk cenohet sovraniteti, por mund të përkthehet si sforcim dhe zgjerim. Realiteti ynë është i hidhur edhe sot e kësaj dite pasi që ne si Kosovë e kemi barrën historike të zgjidhjes së çështjes së Kosovës Lindore. Zgjidhja më e mirë do të ishte që kufiri i Kosovës me Serbinë të jetë në Ristovc, ndërkaq me Maqedoninë në Çukarkë”, ka shkrue Haziri.

Shperndaje në: