Haradinaj, përgjigje të fortë BE’s: Qe pse nuk e heqim taksën

Ramush Haradinaj

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, ka thanë se nuk ka asnji koment lidhun me qëndrimet e Bashkimit Europian sa i përket kërkesave për tërheqjen e taksës 100% ndaj mallnave serbe.

Ai po ashtu tha se nuk komenton edhe kushtet që Serbia po krijon sa i përket vazhdimit të dialogut me Kosovën, qëndrime të cilat simbas tij edhe nëse kanë kalue te BE, nuk i bajnë përshtypje.

Për besë nuk kam ndonjë koment për qëndrime të Serbisë, nëse kthehen ato në qëndrime të BE-së prapë nuk kam ndonjë koment”.

Ju e dini ne ende vazhdojmë të pranojmë trupa të pajetë në kufi të Serbisë. Kur isha kryeministër në 2004, kam shkuar në Merdar e kam marr disa trupa të pajetë”.

”Asnjë çërtefikatë nuk iu është dhënë Kosovës se si kanë vdekur këta njerëz, janë gjetur në Batajnicë, Danub por kurrë një çertifikatë Kosova se ka marrë se si kanë përfundu ata atje”.

”Dhe duke qenë kështu gjendja Kosova pa ta dhënë askush një letër me tthanë se kështu ka ndodhë, është ulur me ta në tavolinë. Bile të ishte bë ndonjë gjykatë, madje Kosova iu është bë një gjykatë pasi i ka përfundu tre ndërkombëtare”.

Shperndaje në: