Vulin jep nji lajm për ushtrinë e Serbisë

Ministri serb i mbrojtjes, Aleksandar Vulin, ka thanë se ushtria e Serbisë asht tue u pregaditë dhe armatosur në mënyrë intensive, sepse duhet me qenë e gatshme me mbrojtë çdo pjesë të territorit por edhe serbët, ku do që jetojnë ata.

Deklaratat e Vulin u banë gjatë vizitës së tij në ushtrinë e Serbisë, me rastin e ardhjes së pajisjeve të reja ushtarake, transmeton lajmi.net.

Vulin ka theksue se Serbia asht shtet neutral ushtarak prandaj duhet me qenë e gatshme për çdo lloj të problemit dhe e vetme asht në gjendje me eliminue çdo pengesë.

Shperndaje në: