Mustafa: Kjo Qeveri sa ma shpejtë me shkue n’shpi

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka hedhë disa kritika ndaj Qeverisë së Kosovës, në krye me Ramush Haradinajn.

Në nji konferencë për media, Mustafa ka thanë se Qeveria e ka humbë konceptin e nji ekonomie, të cilën ishin betue se ka me ba.

Qeveria dëshiron tu hedh hi syve qytetarëve duke i gjuajtur fajin bashkësisë evropiane. E kemi vlerësuar letrën e presidentit Trump dhe mobilizimin e të gjitha institucioneve të Kosovë që dialogu të shkoj karshi SHBA-ve, sepse në letër pamë një angazhim të SHBA-ve e që e përshëndesim. Është e pakuptimë që institucionet e Kosovës në momentin kur vendi ka marr një letër ku thuhet që çdo palë të përmbahet nga veprimet, Qeveria për arsye të veta po i shton masat e taksës 100% në vend që të ketë konsideratë letrën që vjen nga presidenti i një shteti të veçantë, nga e cila varet edhe marrëveshja”, ka theksue Mustafa.

Si LDK në këtë proces mbesim besnik dokumentit tonë mbi bazat e zhvillimit të dialogut dhe ai dokument përfaqëson politikën e shumicës dërmuese të partisë. Dialogu duhet të përfundoj në dobi dhe në interes të qytetarëve të Kosovës, duke përmbyll të gjitha problemet. Kemi besimin më të madh të gjithë qytetarëve, sepse përkrahja sillet prej 27-30% nga qytetarët, e këtë do ta rrisim edhe më tutje, sepse jemi përcaktuar të punojmë më së shumti në çështjet që i preokupojnë qytetarët. Do të koncentrohemi në punësimin dhe papunësinë, që është problemi më i madh e që shkakton që qytetarët të ikin nga Kosova si dhe lufta kundër krimit dhe korrupsionit. Do të marrim përgjegjësinë që LDK-së i takon si partia me grupin parlamentar më të madh në Kuvendin e Republikës së Kosovës”, ka thanë tutje Mustafa.

Ai ka përsëritë se qeveria duhet me u shkarkue dhe se LDK ka disponim me e rrxue atë, jo pse ia ka inati.

Nuk ka asnjë hendikep për Kosovën nëse rrëzohet një Qeveri që ka mbi 80 zv/ministra e shumë ministra me aktakuza. Unë përfaqësoj qëndrimet e LDK-së, e që janë se Qeveria duhet të rrëzohet”, ka shtue Mustafa.

Shperndaje në: