Vazhdon marshi kundër diktaturës në Beograd

Çdo të Shtunë, mija kundërshtarë të politikës së kryetarit të Serbisë po marshojnë në Beograd “kundër diktaturës”, të bashkuem në urrejtjen kundër njeriut të parë të regjimit, pa përcaktue nji aletrnativë politike, shkruen sot France press.

Agjencia e lajmeve me seli në Paris thekson se Aleksandar Vucici kurrë nuk ka qenë para nji sprove të tillë.

Të Shtunën, në tubimin e gjashtë me radhë, pjesëmarrësit e protestës kundër diktaturës, kanë me fishllue kryetarin, të cilin e konsiderojmë autokrat dhe do të kërkojnë pushtet të së drejtës dhe pluralizëm të mediave, shkaku i të cilave BE në të cilën synon me hy Serbia, e ka kritikue Beogradin.

Shperndaje në: