Grueja preket nga nji smundje e rrallë, nuk ndigjon burrat kur flasin!!!

Nji grue në Kinë asht tue çuditë botën mbasi ka nji lloj smundje të rrallë ndigjimi që e ban atë të paaftë me i ndigjue burrat. Simbas “Daily Mail”, pacientja e identifikueme vetëm si zoja Chen, u çue një mëngjes dhe nuk mujti me ndigjue të dashtunin e saj derisa fliste.

Chen shkoi menjiherë në spitalin Qianpu ku u pa nga nji specialiste e veshit, hundës dhe fytit. Dr. Lin Xiaoqing, e cila trajtoi Chen dhe ju tha gazetarëve: “Ajo më ndigjoi kur unë i fola, por kur nji pacient mashkull u fut në dhomë ajo nuk munjti me ndigjue aspak”.

Nji natë ma parë Chen kishte të përzieme dhe ndjente zhurmë kumbuese në veshët e saj. Ajo ishte gjithashtu nën nji stres të madh, tue punue vonë dhe tue mos flejt mjaftueshëm gjumë. Mjekët fillimisht u habitën nga simptomat e saj, por ma vonë u diagnostifikue me “humbjen e ndigjimit të kundërt të pjerrësisë, në të cilën ajo mundet me ndigjue vetëm frekuenca të nalta”.

Simbas “Daily Mail” thuhet se kjo gjendje ndikon vetëm te nji në rreth 13,000 pacientë me probleme ndigjimi. Asht gjithashtu mjaft e vështirë me u diagnostifikue. Dr. Xiaoqing beson se lodhja dhe stresi kanë mujt me ndikue në humbjen e ndigjimit të Chen, por pritet që ajo me rifitue shumë shpejt.

Shperndaje në: