Arsyetimi kot i Ilir Metës – DSIK i përgjigjet atij: Gent Cakaj asht pajisë me çertifikatë sigurie në përputhje me ligjin

Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuem thotë se Gent Cakaj asht pajisë me çertifikatë sigurie në përputhje të plotë me kërkesat e legjislacionit në fuqi

“Verifikimi i sigurisë për Gent Cakaj është kryer i plotë, me përparësi dhe në përputhje me detyrimet ligjore DSIK administron përgjigjet zyrtare të Autoriteteve Verifikuese brenda vendit; SHISH, SHÇBA, si dhe të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), si i vetmi Autoritet Verifikues i Republikës Kosovës, pasi Cakaj mban edhe shtetësinë e Kosovës, krahas shtetësisë shqiptare”, thuhet në njoftimin e DSIK.

Simbas DSIK, referue përgjigjeve të Autoriteteve Verifikuese ka rezultue se për Gent Cakajn nuk egziston rrezik i papranueshëm sigurie për pajisjen e tij me CSP, simbas kërkesës së paraqitun nga MEPJ.

DSIK thotë se edhe procedurat e verifikimit të sigurisë janë ndjekë me angazhim maksimal mbrenda afateve kohore të parashikueme.

Afati i përgjithshëm për kryerjen e procedurave të verifikimit dhe lëshimit të CSP-së nga DSIK-ja është deri në 120 ditë kalendarike. Brenda kësaj periudhe përfshihen edhe afatet e verifikimit të sigurisë nga ana e autoriteteve verifikuese. Autoriteti verifikues dhe çdo strukturë tjetër shtetërore, që merr kërkesën e paraqitur nga DSIK për të kryer verifikimin e sigurisë, ka detyrimin të kryejë procedurat dhe të kthejë përgjigje duke dhënë informacionin e kërkuar me shkrim, jo më vonë se 45 ditë kalendarike nga data e marrjes së kërkesës”

Shperndaje në: