Mësuesja ndan nxanësit simbas ngjyrës, pezullohet mbasi fotot u banë virale (foto)

Nji mësuese në Afrikën e Jugut asht pezullue për shkak të nji fotografie që u ba virale, ku nxanësit duket se janë nda simbas ngjyrave të likurës.

Reagimi i parë erdhi nga nana e nji nxanësi me ngjyrë, e cila tha për të përditshmen “TimesLive” se dita e parë e fëmiut të saj në shkollë ishte nji eksperiencë shumë e keqe.

“Duhet të ishte nji ditë shumë emocionuese për mue, por nuk ishte”, tha ajo.

Autoritetet lokale thonë se ky veprim denohet, prandaj mësuesja asht pezullue nga puna derisa të përfundojë hetimi.

Shperndaje në: