Bjen miti! Shkencëtarët befasojnë me studimin e ri për seksin në takimin e parë (foto +18)

Shpesh na tregohet se marrëdhaniet seksuale në takimin e parë mundet me i shpërdorue shanset tueja për me kthyee nji lidhje në nji marrëdhanie serioze.

Por, simbas nji studimi të ri, intimiteti në nji fazë të hershme mundet me ndihmue në krijimin e nji lidhje ma të fortë midis partnerëve të ardhshëm.

Nji ekip psikologësh nga qendra ndërdisiplinore Herzliya me bazë në Izrael dhe Departamenti i Psikologjisë klinike dhe shoqnore të Universitetit të Rochester’it, kanë thanë se dëshira seksuale mundet me luejt nji rol të madh në tërheqjen e partnerëve potencialë me njani-tjetrin.

Por, në thelb, dëshira seksuale gjithashtu luen nji rol të randësishëm në nxitjen e formimit të lidhjes mes njerëzve.

“Seksi mundet me vendosë skenën për thellimin e lidhjes emocionale midis të huejve”, ka thanë autori kryesor i studimit Gurit Birnbaum, nji psikolog social dhe profesor i asociuem i psikologjisë në IDC Herzliya.

Shperndaje në: