Kelmendi n’RTK: Definimi i kufinit me Serbine duhet me na garantue te ardhme (video)

Publicisti Migjen Kelmendi ka komentue ne RTK zhvilimet e fundit qe lidhen me marreveshjen eventuale ndermjet Kosoves dhe Serbise.

Kelmendi ka thane se, mueji Mars mundet me qene mueji i shumepritun per marreveshje.

“Mueji Mars mundet me qene mueji i nji marreveshje eventuale me Serbine, simbas prezentimit qe po bahet nga burime te aferta me presidencen”, thekson Kelmendi.

Tue fole per qendrimet e partive ne Kosove rreth dialogut, Kelmendi thote se pret qe LDK ka me reflektue.

“Pres nga LDK qe ka me veprue konstruktivisht, si ka veprue gjithmone dhe ka me qene kontributdhanese edhe ne kete proces te randesishem”, thote ai.

“Presidenti Thaçi nuk asht ndonji supermen, po asht krijue nji momentum i favorshem ne kete ri-ekuilibrim te relacionit te forcave ne qendrat e medha te vendosjes si Washington, Moske dhe Bruksel, dhe kjo te detyron me vazhdue ne procesin e dialogut deri ne nji kompromis qe permbush pritjet”.

Ne pyetjen a ka pase argumente ne refuzimin e Presidentit Ilir Meta ndaj kandidatures se Gent Cakajt si Minister i Jashtem, Kelmendi tha se ato s’ishin argumente, ma shume gjasonin me insinuata.

“Me ngarkue mbi supet e nji djali te ri çashtjen e madhe te ndryshimit te kufijve, a thue se Shqipnia e Kosova s’paskan qeveri, presidenta e ushtri, duket si komedi! Koka que Ilir Meta me i pshtue kufijte e Kosoves e Shqipnise, jo nga Serbia, po nga – Gent Cakaj! Asht e qarte se ketu ka qerim hesapesh te pakryeme mes Metes e Rames, apo mes taboreve politike qe po thehen mbi supet e nji djali 28 vjeç.”

Kelmendi ne vazhdim e bani nji shetitje te shpejt historike qe lidhet me kufijte.

Kur u krijue Shqipnia si shtet, qe nacionalistat e quejshin ‘Shqipnia londineze’, nji shqipni-territor u detyruen me lane jashte per me i caktue kufijte e ketij shteti qe lindte. Nji territor sa nji Shqipni humbi, por Shqipnia mbrenda kufijve fitoi! Çka fitoi? Te ardhme!

E njajta gja po ndodhe edhe sot n’Kosove: cili kufi i Kosoves se sotme u pranue pa u ndryshue? Me Maqedonine ndryshoi ne Debelde, dhe mandej u pranue; me Malin e Zi u ndryshue kufini n’Rugove, e mandej u pranue; ka mbete me u caktue kufini me Serbine dhe, si prezentohet situata, ka gjasa edhe ky kufi me ndryshue. Por, çka fiton Kosova? Te ardhme!  E ardhmja e Kosoves na detyron te gjitheve me marr pjese ne kete proces“, tha mes tjerash Kelmendi ne RTK.

Shperndaje në: