Rregulla të reja të punësimit në Gjermani, qe prej kur

Agjencia Federale e Punësimit në Gjermani ka tregue se punët ma të kërkueme në vitin 2018 ishin mjekë, biologë, kimistë, teknikë, elektricistë, personel mjekësor etj.

Ajo që ka qenë mungesë në Gjermani asht fuqia punëtore. Tue e pa këtë, ata do të fillojnë me promovue emigracionin për me eliminue mungesën e fuqisë punëtore, transmeton Indeksonline.

Nga viti 2020 pritet me pasë rregulla të reja të punësimit, tue krijue kushte ma të lehta.

Në vitin e ardhshëm, në projektligjin e ri, çdo punëtor asht i barabartë në treg. Të gjithë shtetasit e huej do të jenë në nji nivel në tregun e punës me ata gjermanë.

Ligji i ri ka me lejue marrjen e vizës gjashtë mujore. Pra, nuk asht e nevojshme me u sigurue nji kontrata pune, por ka të drejtë me ardhë me kërkue punë.

Me vizën gjashtë mujore nuk llogaritet asistenca sociale. Turistët duhen me pasë pare të mjaftueshme ,’u kujdesë vetë.

Shperndaje në: