News Growl: Vlora Çitaku asht ambasadorja ma me stil në Washington (foto)

Kosovarja Vlora Çitaku asht konsiderue ambasadorja ma me stil në Washington.

Revista prestigjioze, News Growl, i ka kushtue nji artikull ambasadores së Kosovës në Shtetet e Bashkueme, ku thuhet se ka pak diplomatë në Washington që i afrohen asaj për nga moda.

“E gjallë, magjepsëse dhe dinamike, Çitaku ka ba nji rrugë të gjatë që kur ka qenë si refugjate gjatë luftës që u zhvillue në Kosovë”.

“Ajo u emnue ambasadore e Kosovës në Shtetet e Bashkueme, në Gusht të vitit 2015”.

Kjo revistë thekson se marrëdhaniet me SHBA’të janë veçanërisht të randësishme për kosovarët për shkak të intervenimit ushtarak gjatë luftës të vitit 1998-99.

View this post on Instagram

Gati 🙂

A post shared by Vlora Çitaku (@vcitaku) on

Shperndaje në: