Haradinaj: Ka nisë nji fushatë kundër taksës, por…

Ramush Haradinaj

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, sërish ka folë për taksën e vendosun nga Kosova ndaj shtetit serb. Ai tha se ka fillue nji fushatë kundër taksës me qëllim damtimi. Por, ai ka thanë se e din se nga kush po vjen kjo fushatë.

“Ja ka nisë një fushatë me dëmtu vendosjen e taksës, qysh me tregu që taksa nuk është bash qashtu, është bë për disa qëllime tjera. Ka nisë me u bë fushata, ne e dimë prej kujt vjen. Çka do që hyn në Kosovë, ne kemi doganë. Por e dimë se nga kush vjen, çka vjen, nuk hyn më as i Rusisë as i dikujt tjetër. Pra ka nisë një fushatë e orkestruar me e zbehë çështjen taksën, me na thënë heke, por na nuk guxojmë me e hekë sepse ju thash jemi të detyruam me ju kthy vetes”, tha Haradinaj.

Shperndaje në: