Katër të vdekun nga shpërthimi në qendër të Parisit

Zyrtarët kanë njoftue se katër persona, përfshi dy zjarrfikës, kanë ndërrue jetë mbasi nji shpërthim shkaktoi zjarr të madh në nji furrë buke në Paris.

Disa kerre janë rrotullue dhe shumë ndërtesa janë damtue nga shpërthimi në rrugën “Rue de Trevise”.

Raportohet se shkaktar i zjarrit asht rrjedhja e gazit. Në vendin e ngjarjes janë pa shumë dame materiale, përfshi kerret e shkatërrueme dhe xhamat e thyem të dyqaneve.

Shperndaje në: