Prej Vojvodine i vjen nji porosi Serbisë lidhun me Kosovën

Kryetari i Ligës socialdemokrate të Vojvodinës, Nenad Canak, ka deklarue se arritja e marrëveshjes së gjithanshme për normalizimin e marrëdhanieve të Serbisë e Kosovës asht çashtja ma e randësishme të cilën duhet me zgjidhë Serbia.

Ai ka thanë se ngecja në procesin e bisedimeve ndërmjet Beogradit e Prishtinës vetëm sa e komplikon edhe ma tej situatën edhe ashtu të ndërlikueme në regjion, sepse pa marrëveshjen e gjithanshme për rregullimin e marrëdhanieve të Serbisë e Kosovës nuk mundet me u folë për përshpejtim të rrugës europiane të Serbisë.

“Ngecja në avancimin e vendit tonë në procesin e anëtarësimit në BE ka me rezultue me situatë edhe ma të randë ekonomike dhe keqësim të standardit të qytetarvëe, ndërsa normalizimi i qëndrueshëm i marrëdhanieve me Kosovën ka me hapë rrugë edhe për zgjidhjen e problemeve tjera në shoqninë tonë”, ka thanë ai në nji deklaratë të shkrueme për agjencinë FoNet.

Shperndaje në: