PSD në takim me ambasadorin amerikan, qe çka u bisedue (foto)

Kryetari i Partisë SocialDemokrate, Shpend Ahmeti, dhe deputeti Visar Ymeri janë takue mbramjen e kalueme me Ambasadorin e Shteteve të Bashkueme të Amerikës, Philip Kossnet.

“Mbrëmë me nënkryetarin Visar Ymeri u takuam me Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës z. Philip Kossnet. Diskutuam për zhvillimet e fundit politike në Kosovë, qëndrimet e PSD dhe për zhvillimet kryesore rreth Dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë me fokus në vizitën e fundit në Bruksel”, ka shkrue Ahmeti.

Shperndaje në: