Ahmeti tregon se a ka me qenë Presheva temë e bisedimeve në Bruksel

Bashkëkryesuesi i ekipit dialogues, Shpend Ahmeti, po cilëson se kushti kryesor i Kosovës për arritjen e marrëveshjes me Serbinë, asht njohja reciproke mes dy vendeve.

Në nji intervistë për gazetën serbe, Danas, Ahmeti ka folë edhe për retorikat e Beogradit karshi krijimit të ‘Shqipnisë së Madhe’.

“Për mue këto janë vetëm retorika të zyrtarëve serbë. Këto retorika nuk e ndihmojnë procesin e dialogut. Heqja e doganave mes Shqipnisë dhe Kosovës nënkupton vetëm lehtësina mes dy vendeve”, ka thanë ai.

I pyetun se  ka me qenë Lugina e Preshevës temë e dialogut të Brukselit, Ahmeti u përgjigj se, qytetarët e Luginës dhe të drejtat e tyne do të jenë subjekt i negociatave.

“Na besojmë që qytetarët e Preshevës dhe të drejtat e tyne do të jenë pjesë e procesit të dialogut. Ata duhen me qenë pjesë e zgjidhjes, nëse duem zgjidhje afatgjatë”, ka përfundue Ahmeti.

Shperndaje në: