Rusia n’ankth: Teleskopi i vetëm hapsinor i saj ‘nuk po përgjigjet’

Radio teleskopi i vetëm hapsinor i Rusisë nuk po i përgjigjet ma komandave nga Toka, thonë zyrtarët.

Shefi i Qendrës Hapsinore, Nikolai Kardashev, tha se disa prej sistemeve të komunikimit të satelitit Spektr-R nuk punonim ma.

Por, teleskopi ende transmeton të dhana shkencore, raportoi agjencia e lajmeve RIA Novosti.

Specialistët provuen disa herë, por nuk arritën me i rregullue lidhjet e humbuna, tha Kardashev.

Lidhja u shkëput mëngjesin e 11 Kallnorit , por speciliatët kanë ende shpresë se ka me u rregullue.

Shperndaje në: