Fillon protesta e gjashtë kundër pushtetit në Serbi, ka me folë edhe dikush prej Kosove

Protesta e gjashtë kundër pushtetit aktual në Serbia me titull “Nji ndër pesë milionë” ka fillue në Beograd.

Mediat e Beogradit njoftojnë se, pos njanit ndër organizatorët e protestës, aktori Branislav Trifunovic, në tubimin e sotshëm ka me folë edhe kryetarja e organizatës joqeveritare Lëvizja europiane për Kosovën, Rada Trajkovic.

“Ky vend asht për ne, e jo për hajna e mashtrues, të cilët vjedhin e rrmëbejnë”, ka thanë në fillim Branislav Trifunovic, i cili të pranishmit i ka njoftue se nga Kraleva janë nisë në kambë njerëzit, të cilët i ka quejt heroj, për me qenë pjesëmarrës në protestën e 16 Kallnorit.

Shperndaje në: