Presidenti serb: Akuzat ndaj Serbisë janë trend i vendeve t’ish-Jugosllavisë

“Në disa pjesë të ish-Jugosllavisë dhe veçanërisht në pjesën shqiptare të Kosovës, kane tendence me kerkue përgjegjësi të re nga serbet dhe se ka nga ata që akuzojnë serbët për gjithçka”.

Këtë e thote presidenti serb Aleksandar Vucic, raporton B92. 

“Kam frikë se ky trend i vetëviktimizimit dhe akuzës absolute për serbët nuk ka me vazhdue në të ardhmen pa pranue asnji përgjegjësi për krimet e tyne”, tha presidenti serb ne konference per shtyp.

“Ne po persekutojmë serbët që janë autorët e krimit, por po ndjekim penalisht dhe e dimë se ka shumë që nuk janë përgjigje dhe krimet ma të këqija kundër popullit serb janë kry”, tha Vucic. 

Ne pergjigjje te pyetjes lidhun me paraqitjen e nji padie penale kundër ministrit kroat të mbrojtjes Damir Krsticevic për krime lufte kundër serbëve dhe nëse viktimat do të marrin drejtësi, presidenti serb u pergjigj se shpreson se drejtesia ka me gjete rrugen e duhun. 

Megjithate, ai theksoi se dihet qe ka shume individe qe nuk u pergjigjen per krimet qe kryen kunder popullit serb, qofte ne territorin e Kosoves, Republikes Serbe dhe ish-Krahinat tjera serbe. 

“Por, thjesht, ata janë vetëm viktima, por e dine se kush ishte agresori – Serbia”, tha Vucic. 

Shperndaje në: