Franca përballet me vikendin e 9’të të protestuesve ‘gilets jeunes’…Macron jep datat e debateve publike

Mija demonstrues te njoftun si ‘Gilets Jaunes’ (Jelekat e Verdhe) dolen neper rruget e disa qyteteve ne France, ku u percollen me t’arrestuem dhe perplasje me policine ne Paris dhe qytete tjera. 

Policia ne kryeqytetin francez perdori topa me uje dhe gaz lotsjelles kur perleshjet nisen te ‘Arc de Triomphe’ (Harku i Triumfit), ne vikendin e nante rresht te protestave. 

Diku rreth 84 mije protestues u regjistruen ne tane vendin dhe kjo shifer ishte ma e madhe se ne javen e kalueme, thone figurat zyrtare. 

Protestat gjithepopullore nisen nga rritja e cmimit te karburantit. Qysh atehere ata i rriten kerkesat tue shprehe pakenaqesi per kushtet e jeteses e shume kerkesa tjera.

Mija oficere  ishin angazhue ne Paris, per shkak te vandalizmit neper rruget e qytetit, qe m’i ndale protestuesit e dhunshem dhe disa pjese te qendres te qytetit ishin bllokue nga policia. 

Ne kryeqytetin francez dolen rreth 8 mije protestues, ma shume se ne dy vikendet e kalueme ku kishin dale 3500 protestues, simbas te dhanave te ministrise se mbrendshme. 

156 protestues jane arrestue dhe 108 kane mbete ne kujdestari. Kurse, ne gjithe Francen jane arrestue 244 njerez dhe 201 jane ne kujdestari, njofton policia. 

Po ashtu me mija protestues u regjistruen ne qytetet tjera, si Bordeaux, Toulouse, Strasbourg dhe Bourges. 

Presidenti francez Emmanuel Macron lajmeroi se debati kombetar nis me 15 Kallnor si pergjigjje ndaj protestave te ‘gilets jaunes’. Keto debate publike kane mu mbajte ne hollet e komunave te Frances dhe ne internet dhe kane m’u fokusue ne 4 tema: taksat, energjia e gjelbert, reforma institucionale dhe nenshtetesia. 

Shperndaje në: