Definitivisht, Higuain p’e braktis Milan’in, e thotë Gattuso

Gonzalo Higuain ka vendose me braktise AC Milan, thote trajneri Gennaro Gattuso ne mbramjen e te Shtunes mbas spekulimeve qe lidhin kalimin e sulmuesit ne Chelsea. 

Higuain iu bashkue Milan nga Juventus ne Korrik me mundesi te qe me ba marreveshje te perhershme, por ai ka ba perpjekje m’u pershtate ne San Siro tue shenue 8 golla ne te gjitha ndeshjet. 

“Kur lojtari vendos m’u largue asht veshtire me binde me nejt. Lidhja jone asht e sinqerte dhe i themi gjana njani-tjetrit hapun. Tash per tash, ai asht lojtari jone dhe po e mbajme shtrengushem, edhe pse nuk e di se cka ka me ndodhe’, thote Gatusso per Higuain.

31 vjecari argjentinas supozohet se don me iu bashkue ish-trajnerit te tij sa ishte n’ekipin e Napolit, Maurizio Sarri, i cili tash asht trajner ne Chelsea. 

Milan e kishte pague Higuain 18 milione euro me mundesi te marreveshjes se perhershme prej 36 milione euro tjera. 

Gonzalo Higuain kishte sezonen ma te suksesshem sa ishte n’udheheqjen e Sarri kur theu rekord te gollave prej 36 sosh ne Serie A gjate periudhes 2015/2016. 

Shperndaje në: