Princi arab sulmon Amerikën për tërhekjen e trupave nga Siria

Nji anetar i nalte i familjes mbretnore ka kundershtue terhekjen e trupave amerikane nga Siria. 

Princi Turki al-Faisal tha per BBC se ky veprim ka me pase ndikim negativ dhe ka me forcue Iranin, Rusine dhe regjimin e presidentit Bashar al-Assad. 

Presidenti amerikan Donald Trump lajmeroi ne Dhetor se ka ardhe koha m’i kthy ushtaret ne shtepi nga Siria. 

Princi Faisal, ish-ambasador i Arabise Saudite ne SHBA,  keto deklarata i dha para vizites se Sekretarit amerikan te Shtetit Mike Pompeo ne Rijad, pjese e turneut te ketij te fundit ne Lindjen e Mesme. 

Faisal, tha se komuniteti botnor asht fajtor per neglizhimin e njerezve siriane dhe terhekja e trupave amerikane ka m’i perkeqesue gjanat. 

Po ashtu, ai tha se largimi i Sekretarit te Mbrojtjes James Mattis ne Dhetor nuk ka ndihmue per ndryshimin e kesaj cashtje. 

‘Ishte e qarte se ai nuk pajtohej me administraten per politiken ne Siri dhe ne kete kontekst qendrimi i tij kishte me qene sheje pozitive per perkushtim ndaj asaj politike’, tha Faisal. 

Princi Faisal nuk asht ma pjese e qeverise saudite, por ka pase pervoje disa dekadeshe sa ishte anetar. 

Shperndaje në: