Metro: Godet SHBA – Sanksione për Haradinajn dhe zv/Kryeministrat, ju jep afat deri në këtë datë me heq taksën 100%?

Nëse nuk suspendohet taksa 100 përqind deri me 21 Kallnor, administrata e Shteteve të Bashkueme të Amerikës (SHBA) do të vendosin edhe sanksione politike ndaj Qeverisë së Kosovës, pjestarëve dhe familjeve të tyne, raporton portali Gazeta Metro.

Kryeministri Ramush Haradinaj, zavendëskryeministrat Enver Hoxhaj dhe Fatmir Limaj, ministri Endrit Shala dhe shumë të tjerë, së bashku me familjet e tyne, nuk kanë me mujt me udhëtue ma drejt SHBA’ve.

Çdo personi të përfshimë në vendosjen e taksës, siç mëson Gazeta Metro, do t’i vendoset “vijë e kuqe” për udhëtim drejt Amerikës.

Po ashtu, SHBA nuk do të lobojnë dhe nuk do ta mbështesin në asnji proces Kosovën, ku ndihma e tyne asht e nevojshme, përderisa Qeveria e Kosovës nuk e suspendon taksën 100 përqind.

Mbështetja për Ushtrinë e Kosovës, e cila u ba me përkrahjen amerikane, do të pezullohet dhe do të ngrihen krejt fondet amerikane si mbështetje për FSK’n.

Sapo të hyjnë sanksionet në fuqi, ma as ambasadori amerikan në Kosovë nuk ka me takue asnjanin prej liderëve politikë të përfshimë në vendosjen e taksës.

Gazeta Metro mëson se sanksionet janë të iniciueme drejtpërdrejtë nga Shtëpia e Bardhë dhe kanë mbështetjen e plotë të Departamentit Amerikan të Shtetit.

Këto sanksione do të vendosen për shkak të mosndigjimit të amerikanëve për suspendimin e taksës, deri në përfundimin e fazës së fundit të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Shperndaje në: