Trump: Nuk kam punue kurrë për Rusinë! Qe pse më sulmojnë

Presidenti amerikan, Donald Trump, bani të ditun se nuk ka punue kurrë për Rusinë mbas publikimeve të ”New York Times’’, për nisjen në vitin 2017 të nji hetimi të policisë federale (FBI) që kishte si objekt për të zbardhq si çashtje nëse ai punonte për llogari të Moskës.

”Unë kurrë nuk kam punue për Rusinë’’, deklaroi presidenti i 45’t i SHBA’ve nga kopshti me borë i Shtëpisë së Bardhë.

“Personat të cilët e nisën këtë hetim, e banë besoj mbasi unë shkarkova (James) Comey, ish shefin e FBI’s’’, shtoi Trump.

Shperndaje në: