Vucic: Kosovës po i dobësohet pozicioni ndërkombëtar

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic, ka thanë se çfarëdo që po ban Kosova po e dobëson pozicionin e saj ndërkombëtar.

Vucic ka shtue se Serbia sado e kufizueme, gjithmonë ka me gjetë mënyra për m’i ndihmue serbët në Kosovë.

“Do të jemi të bashkuem për të gjitha problemet dhe do t’i kalojmë së bashku”, asht shprehë presidenti serb.

Këto deklarata Vucic i ka ba sot mbasi u raportue se Këshilli i Sigurisë Kombëtare të SHBA’ve dhe Departamenti i Shtetit Amerikan kanë kërkue nga Kosova heqjen e menjihershme të taksës së vendosun ndaj Serbisë.

Shperndaje në: